E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohen 11 raste me fruth në Shqipëri, fëmijët nuk ishin të vaksinuar

ISHP ka konfirmuar praninë e 11 rasteve të para me fruth në Shqipëri. Të infektuarit janë fëmijë të moshës 1-9 vjeç. 

6 prej tyre kane lidhje familjare  dhe janë të pavaksinuar.

Rastet janë konfirmuar në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit dhe pas ofrimit të ndihmës së parë në spital, fëmijët janë larguar në shtëpitë e tyre ku dhe po marrin mjekimin e rekomanduar. 

Instituti i Shëndetit Publik, njofton se vaksinimi ndaj fruthit sidomos me dozën e parë, ka pësuar një rënie të ndjeshme që pas pandemisë së koronavirusit.

Sipas Organizates Botërore të Shëndetësise, rastet e fruthit në Evropë u rriten 30-fish vitin e kaluar. OBSH paralajmeron se rastet jane ende ne rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Gazetare: Keti Toroveci

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›