E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksina kunder H1N1 do te kushtoje 1300 leke

Vaksinat, te cilat do te prodhohen posacerisht per te luftuar virusin qe shkakton gripin e derrave, do te kene nje kosto prej 10 deri ne 13 euro per vendin tone. Keto cmime do te jene per ato doza te cilat do te shiten te lira, ne farmacite private. Per sa i perket dozave te cilat do te blihen nga Ministria e Shendetesise, ato do te kene nje tjeter kosto dhe do te injektohen falas tek grupet e rriskuara, sic jane punonjesit e shendetesise, grate shtatzena apo edhe mosha e trete, qe kane edhe nje semundje tjeter kronike. Burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise kane pohuar per gazeten "Koha Jone", se Shqiperia aktualisht nuk ka asnje kontrate per blerjen e vaksinave dhe ajo nuk do te jete prezente per popullaten ne kohen kur duhet te injektohet, pikerisht gjate muajve shtator dhe tetor. Sipas ketyre burimeve, nese vaksina nuk futet privatisht nga tregu farmaceutik, ajo do te jete ne Shqiperi vetem gjate muajve te pare te vitit te ardhshem kur nuk mund te injektohet dhe kur gripi i derrave, mund te kete prekur me mijera persona ne vendin tone.

OBSH

Duke u gjendur perpara ketyre fakteve, perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise kane kerkuar nga Organizata Boterore e Shendetesise nje menyre zgjidhjeje. Por, kjo e fundit ka deklaruar se Shqiperia duhet te siguroje vete vaksinen, sepse numri i personave te prekur po rritet nga dita ne dite. Perfaqesuesi i OBSH-se ne Tirane, Anshu Banerjee ka pohuar dje gjate nje interviste, se Shqiperia dhe vende te tjera te Ballkanit duhet te bashkohen per te bere nje kerkese tek firmat farmaceutike. Sipas tij, ky bashkim duhet qe firmat farmaceutike "te joshen" nga numri, sepse nese Shqiperia bene nje kerkese e vetme ajo nuk merret parasysh, per shkak te numrit te vogel te popullsise qe ka. "Per Shqiperine eshte e rendesishme qe Ministria ka kontaktuar me disa vende dhe ne po punojme sebashku per te marre nje pjese te vaksinave. Por le te themi qe nuk ka ende nje zgjidhje. OBSH po diskuton me industrine farmaceutike, por nuk kemi arritur ne perfundime. Eshte e rendesishme te negociojme, qe vendet e vogla te mund te sigurojne vaksinen. Vendet e rajonit mund te bashkohen dhe te porosisin se bashku nje sasi vaksinash, cka do te rriste numrin dhe do te ishte ne interes te firmes farmaceutike", ka keshilluar Anshu Banerjee, perfaqesuesi i OBSH-se ne Tirane. Sipas tij, OBSH nuk mund te ndihmoje Shqiperine pasi sasia qe ajo do te siguroje do te shkoje per vendet e varfra, ndersa Shqiperia aktualisht konsiderohet si vend ne zhvillim.

Rekomandimet

Te gjitha vendet deri me tani kane bere porosite e tyre per vaksinen, ne menyre individuale. Duke qene se vaksina eshte ende ne faza prodhimi dhe ka edhe nje afat tjeter per lidhjen e kontratave, Organizata Boterore e Shendetesise ka kerkuar nga shtetet te cilat kane shenuar raste te H1N1, te bashkohen per te kryer porosine e vaksinave. Kjo sepse kompanite farmaceutike qe e prodhojne kete vaksine, e cila tashme eshte ne fazen e testimit, kane interes t'ua shesin ate vendeve te medha, te cilat kane numer me te madh popullsie dhe blejne me shume. Por sipas OBSH-se, nese Shqiperia do te arrije te siguroje vaksina, rekomandohet qe te vaksinohen si fillim punonjesit e shendetesise, personat me semundje kronike dhe grate shtatzena. Sipas specialisteve,e rendesishme eshte te vaksinohet mosha aktive, pasi ka rezultuar se ajo eshte me e prekur, pra ata qe i perkasin moshes 15- 50 vjec e me pas 5-15 vjec.

Te dhena

10 -13 euro pritet qe te jete cmimi i vaksines kunder H1N1 ne Shqiperi

15-50 vjec eshte grupmosha e pare qe do te vaksinohet

5-15 vjec eshte grupmosha e dyte qe do te vaksinohet

400 mije dollare jane vene ne dispozicion nga MSH per blerje vaksine

30 raste jane konfirmuar deri me tani me grip derri ne Shqiperi

10 raste te tjera te dyshuara presin pergjigje analizash nga Rumania

70 monstra jane derguar ne ISHP dhe Bukuresht si te dyshuara

20 paciente rezultojne se jane me banim ne Tirane

10 paciente rezultojne se jane nga rrethet, kryesisht jugu i vendit

25- 44 vjec eshte mosha e personave te prekur kryesisht

2 paciente i perkasin moshes pediatrike

536 mostra te analizave ka kontrolluar deri tani ISHP


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›