Nën hetim komandanti serb i policisë së Kosovës
Mediat serbe citojnë zëdhënësin e Policisë së Kosovës Besim Hotin të ketë thënë se këto nuk janë vepra penale, por shkelje e zinxhirit komandues dhe se hetimi duhet të përfundojë më së largu brenda tre muajve. Hoti ka thënë se hetimet po i zhvillon Inspektorati i Policisë që është nën ingerencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.