E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes do të luaj në Brazil!

E ardhmja e portierit të Barcelonës, Victor Valdes, nuk do të jetë Premierliga Angleze por Kampionati Brazilian.

Mediat braziliane kanë publikuar një lajm ku thuhet se Valdes do të jetë pasardhës i portierit të famshëm të Sao Paolos, Rogerio Ceni.

Portieri brazilian që ka shënuar 108 gola në karrierë do të pensionohet në fund të këtij edicioni ndërsa Valdes mund të pasoj atë.

Valdes ka raporte të mira me skuadrën braziliane ndërsa para pak muajsh kishte vizituar Rogerio Cenin me të cilin kishte bërë edhe një foto./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›