Mëkat të eliminohet ky Inter

Interi është eliminuar nga Europa League edhe pas një paraqitje fantastike në ndeshjen kthyese ndaj Tottenhamit. Pas humbjes prej 3:0 në Londër, futbollistët e Interit sonte bënë një kthesë dhe arritën të shënojnë rezultat identik në stadiumin Giusepe Meazza në Milano, duke fituar me rezultatin 3:0.
Golat për Interin u shënuan nga Cassano (20') dhe Palacio (52') ndërsa Gallas shënoi autogol në minutën e 75-të.
Mirëpo, për kalimin në çerekfinale duhet të luhen së pari vazhdimet e pastaj, eventualisht të ekzekutohen edhe penalltitë.
Gjatë vazhdimeve, Adebayor shënoi për 3-1 në minutën e 96-të ndërsa Alvarez shënoi sërish për Interin në minutën e 110-të. /Indeksonline/