Vale krimesh ne familje

Nuk ndalet vala e krimeve në familje në vend, me katër raste të verifikuara që nga fillimi i muajit, shumica e të cilave në kryeqytet.
Pasditen e së hënës, në Tiranë një burrë ka vrarë bashkëshorten, duke e qëlluar me një automatik tip kallashnikov dhe duke e lënë të vdekur në vend. Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasja Alketa Cani, ndërsa bashkëshorti i saj, Ilirjan Cani, ka tentuar vetëvrasjen pas krimit por ka dështuar. Mësohet se ai është dërguar në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia VrasjeGruaja u vra pasi denoncoiBurri masakron për vdekje gruan Tiranë, vritet 50-vjeçari po heton për zbardhjen e ngjarjes, e ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Sikurse shumica e krimeve në ambjente familjare, edhe në këtë rast pistat më të privilegjuara të hetimit janë kushtet e rënda sociale-ekonomike ose xhelozia. Më herët gjatë ditës së hënë, një tjetër grua u vra nga bashkëshorti i saj në Fushë-Mamurras, raportuan burime policore lokale. Marjan Lleshi, 44 vjeç, goditi për vdekje bashkëshorten e tij Valbona Lleshi, 27, brenda banesës ku ata jetonin. Policia shkoi në vendngjarje dhe nga të dhënat paraprake dyshohej se ngjarja kishte ndodhur për motive xhelozie. Vrasja e Alketa Canit është vrasja e tretë ndaj një gruaje brenda tri ditësh pas asaj të ndodhur ditën e shtunë po në Tiranë dhe e katërta që nga fillimi i muajit, pas asaj të ndodhur në lagjen Kombinat të kryeqytetit. / Top Channel