E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia-Xhenova, supersfida u takon vendasve (video)

Skuadra e Gasperinit kaloi e para në epërsi me anë të Flokarit katër minuta para fundit të pjesës së parë, duke i çuar italianët në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli.

Por në minutën e 52-të, David Silva, një nga më të mirët në fushë, barazoi rezultatin dhe vetëm katër minuta më vonë, Zigiç kalov spanjollët në avantazh.

Karzha barazon shifrat në minutë e 63-të, duke shndërruar në gol një penallti të marrë nga Papastatopulos.
Kur dukej se do të përfundonte në barazim, nëntë minuta para vërshëllimës përfundimtare, David Vila merr një penallti, të cilën e shndërron në gol po vetë.

Me këtë fitore, Valencia ngjitet në kye të grupit B me katër pikë, aq sa ka edhe Lila, që shkatërroi 5-1 në transfertë Slavian e Pragës. Kurse italianët mbeten ë kuotën e tre pikëve dhe në ndeshjen e radhës udhëtojnë në fushën e francezëve.

Valencia 3 – 2 Xhenova

Valencia (4-4-1-1): Cesar 6; Miguel 6,5, Navarro 6,5, Dealbert 6, Mathieu 6,5; Hernandez 7 (79' Joaquin pd), Albelda 6,5 (79' Maduro pd), Banega 7,5, Mata 6,5; Silva 7,5; Zigic 7 (65' Villa 7,5). Trajner: Emery

Xhenova (3-4-3): Amelia 6; Papastathopoulos 5,5 (74' Milanetto pd), Moretti 6,5, Bocchetti 5,5; Tomovic 5 (57' Sculli 5), Zapater 5, Kharja 5, Modesto 5 (58' Esposito 4,5); Mesto 6,5, Floccari 6, Palladino 6. Trajner: Gasperini

Arbitër: Cakir (Turqi)

Shënues: 42' pp Floccari; 7' pd Silva; 11' pd Zigic; 19' pd Kharja (pen.); 37' pd Villa (pen.)

Kartonë të verdhë: Mesto; Esposito; Moretti; Silva; Mathieu; Banega;

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›