E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajfuni “Parma” alarmon Ishujt Filipine

Tajfuni “Parma” shfaqet në më pak se një javë kohë nga një stuhi e fuqishme që goditi Manilën dhe shkaktoi 277 të vdekur.

''Parma', tajfun i kategorisë katërt, me erëra prej 175 kilometra në orë, ndodhet 520 kilometra në lindje të të ishullit kryesor filipinas Samar'', deklaroi shefi i Zyrës Meterologjike, Nathaniel Cruz.
    
Ai pritet të godasë pranë provincave verilindore të Qurinos dhe Isabelës në Luzon deri të shtunën, nëse nuk ndryshon itinerarin.
    
"Po fuqizohet drejt kategorisë së 5-të të tajfuneve", u shpreh Cruz duke shtuar se mund të jetë një ndër tajfunet më të fuqishëm që kanë goditur vendin, që nga nëntori i vitit 2006, kur tajfuni "Durian" shkatoi një valë të madhe vdekjesh dhe shkatërrimi në pjesën qendrore të Filipineve.

Gilberto Teodoro, shefi i agjencisë për mbrojtjen dhe asaj të katastrofave natyrore, urdhëroi trupat të evakuonin zonat bregdetare dhe ato të ulëta si dhe rajonet e prirura për rrëshqitje toke.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›