Valentina Leskaj: Në Vlorë fitoi programi i PS dhe ekipi

TIRANË-Valentina Leskaj, e dyta në listën e PS për deputete në Vlorëe pohoi sot në rubrikën “Opinion”, e ftuar nga gazetarja Ola Bruko në News24 se, në Vlorë fitoi programi dhe ekipi i PS. Sipas Leskaj populli kishte mundësi zgjedhjeje dhe zgjodhi.
“Them me bindje se fitoi programi dhe ekipi në Vlorë.
Nuk është vetëm çështja e dështimit të PD, por besimi tek alternativa. Kishte mundësi të kishte zgjedhje, por kishte përballë një alternative mes dështimit dhe një alternative serioze”.
Por Leskaj nuk pranoi të komentojë humbjen e ish-kolegut socialist, Arben Malaj.
“Përse nuk arriti të marrë mandatin? Nuk jam marrë me këtë analizë, do preferoja të merremi me të tashmen sesa të merremi me të shkuarën”.
Ndërsa lidhur me ndonjë post ministror të ardhshëm, Leskaj vlerësoi modelin që deputeti të heqë dorë nga mandati në rast se pranon një portofol ministri.
“Anëtarët e kabinetit që heqin dorë nga mandati i deputeti, nuk është model vetëm shqiptar por i zbatuar për arsye të ndryshme në vende të ndryshme, mendoj kjo për arsye të eficensës së qeverisë. Besoj që kreu i PS kur e ka hedhur këtë opsion ka hedhur dhe disa argumenta”.
(d.b/BalkanWeb)