E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia në BE, Nishani merr pjesë në festimet e organizuara në Zagreb

ZAGREB - I ftuar nga homologu kroat Ivo Josipovic dhe kryeministri Zoran Milanovic, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani mori pjesё nё festimet e organizuara dje nё mbrёmje, nё Zagreb, me rastin e hyrjes sё Kroacisё nё Bashkimin Evropian.

Pas ceremonive festive tё rastit tё mikpritura nga autoritetet mё tё larta tё vendit, Presidenti Nishani dhe personalitetet e larta pjesёmarrёse nё kёtё veprimtari, u nisёn drejt Sheshit qendror të Zagrebit, “Ban Jelačić”.

Personalitete tё larta tё vendit dhe tё institucioneve tё Bashkimit Evropian pёrcollёn mesazhe tё shkurtra urimi pёr tё pranishmit e shumtё nё kёto festime, tё cilat vijuan deri vonё pas mesnate.

Presidenti Nishani, gjatё qёndrimit tё tij nё Zagreb, mori pjesё gjithashtu nё mёngjesin e punёs, dhёnё nga Presidenti i Kroacisё Ivo Josipović pёr presidentët e e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›