Vallezimi ne 3D i Pina Bausch
Pina nje realizim ne 3D i regjisorit Wim Wenders per vepren e koreografes avangarde Pina Bausch u shfaq premiere ne Festivalin e Filmit ne Berlin.
3D dhe vallezimi pershtaten mrekullisht se bashku nuk di si mund ta perdoresh kete media ne nje menyre tjeter me te mire thote regjisori i klasikeve te kinemase si Paris Texas Wings of Desire Buena Vista Social Club.
Te Pina efekti 3D eshte i vecante diskret krahasuar me prodhimet hollivudiane ne kete lloj teknologjie Avatar Alice in Wonderland Toy Story 3 te cilat kane arketuar sukses financiar. I jep thellesi tablove te vallezimit dhe e thith spektatorin drejt skenes.
Emri i Pina Bausch-it lidhet me revolucionarizimin e gjuhes se kercimit modern. Ne koreografite e saj perzihet dinamika atletike tingulli dhe narrativa fragmentare.
Wenders tregoi me rastin e premieres se kishte planifikuar ta ndiqte koreografen ne turneun e kompanise se saj Wuppertal Dance Theatre dhe te filmonte provat e shfaqjeve. Por papritur Bausch nderroi jete qershorin e 2009-es.
Projekti ishte gati ne deshtim. Fillimisht doja te hiqja dore por kuptova se sa e rendesishme qe per mua ta vazhdoja dhe ne njefare menyre Pina vazhdonte te ishte e pranishme.
Filmi nderthur skena nga koreografite e saj pjese nga arkivat e performancave te saj solo endjet ne qytet Vupertal shtepia dhe frymezimi i saj per afro 35 vjet.
E gjithe imagjinata e Pines eshte ndezur nga njerezit e ketij qyteti keshtu qe ishte shume e rendesishme per ne qe Vupertali te ishte personazh ne kete film thote Wenders.
PINA u xhirua ne kete qytet ne tri faza vjeshte 2009 pranvere dhe vere 2010. Ne skenen e pare Caf Mller Le Sacre du printemps dhe Vollmond jane interpretuar live ne Wuppertal Opera House disa perpara publikut dhe jane regjistruar te plota. Duke perdorur 3D ishte me e veshtire sepse xhirimet nuk mund te nderpriteshin e as te perseriteshin.
Xhirimi live ne 3D kerkon pergatitje intensive dhe planifikim. Per kompozimin e imazhit 3D Wim Wenders ka punuar me nje nga pionieret me me pervoje te stereografise Alain Derobe. Per xhirimet e Pines eshte perdorur nje kamera 3D e vecante. Per te krijuar idene e thellesise se sallave duhet te jesh shume afer balerineve dhe ti ndjekesh ata Alain Derobe thote se per kete film kamerat jane vendosur ndermjet balerineve.
Pra kamera ne kuptimin e plote te fjales kercen me ta. Prandaj cdokush ne ekip per realizimin e Pines kishte pune me koreografine. Te gjithe duhej te dinin sakte ku do te levizin balerinet qe kamera ti ndiqte.
Ne fazen e dyte te xhirimeve ekipi filmoi Kontakthof nje pjese e hershme e Pina Bausch-it kete here pa publik. Vepra klasike eshte filmuar nga Wim Wenders me tri trupa te ndryshme zgjedhur nga Pina Bausch me ansamblin e Wuppertal Tanztheater me burra dhe gra 65 dhe 80-vjecare me adoleshente prej moshes 14 vjec.
Wenders u dashurua me punen e koreografes gjermane kur me 1985 ai pa per here te pare vepren Caf Mller interpretuar nga Tanztheater Wuppertal ne Venecia me rastin e nje retrospektive te krijimtarise se Bauschit. Pas kesaj mes te dyve lind nje miqesi e ngushte. Prej kohesh e kishin diskutuar idene e nje filmi se bashku per danc teatrin qe levronte koreografja.
Ishin mundesite e kufizuara te mediumit qe e frenonin regjisorin gjerman Wenders ndjente se akoma nuk e kishte gjetur menyren e sakte per te perkthyer ne film artin unik te levizjes gjestit te folurit dhe te muzikes se Pina Bausch-it. Ne rrjedhen e viteve diskutimi mes dy miqve i projektit per kete film mbyllej keshtu Atehere kur Sapo te gjej menyren si...
PINA eshte i pari film evropian ne 3D dhe i pari art house ne 3D nje lloj teknologjie qe nuk eshte kthyer aspak ne nje model suksesi. Por thuhet se Wenders donte te ishte nder pionieret e perhapjes se gjuhes kinematografike ne kete lloj teknologjie.
Shfaqja e tij ne edicionin e 61 te Festivalit te Berlinit eshte jashte konkurrimit nje homazh per Pina Bausch-in.
Gjate diteve te festivalit jane shfaqur ne 3D edhe Tales of the Night i animatorit francez Michel Ocelot dhe Cave of Forgotten Dreams i regjisorit gjerman Werner Herzog.