E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Kohe e veshtire dikush te beje kompromis

Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane kerkoi dje nga politika gjetjen e gjuhes se perbashket


TIRAN - Me tone diplomatike ambasadori i SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu ka komentuar situaten e veshtire politike qe ndodhet ne vend dhe ka kerkuar arritjen e nje kompromisi duke u drejtuar nje apel forcave politike per gjetjen e nje gjuhe te perbashket. Ai u kujtoi partive politike se ne kete kohe te veshtire per politiken shqiptare celesi i zgjidhjes eshte kompromisi. Ju keni degjuar shume politiken dhe perplasjet e saj.


Disa here jam ndiere i frustruar kur i kam degjuar por une besoj dhe dua te besoj se pavaresisht ne cilen ane jemi ata me menyren e tyre duan ta bejne Shqiperine me te mire sipas formes se tyre dhe per njerezit e tyre. Ju flisni per sistemin gjyqesor dhe per probleme te tjera por ka njerez te mire dhe njerezit duhet te punojne shume te luftojne.


Ju flisni edhe per diversitetin dhe duhet te kete diversitet ne proces duhet te kete disa njerez qe duhet te thone se nuk dorezohem do te luftoj per cdo te drejte-shprehu qendrimin e SHBA-ve Arvizu. Por sipas tij nuk eshte e mire per cdo njeri ta beje kete se ndonje here duhet te besh kompromis.


shte nje periudhe e veshtire por e ardhmja eshte e shndritshme jam i sigurt-shprehu optimizmin per arritjen e nje dialogu midis forcave politike diplomati amerikan. Apeli i ambasadorit te SHBA-ve ne Tirane u be gjate nje aktiviteti kunder diskriminimit racial me disa nxenes te zhvilluar ne Biblioteken Kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›