Vallezimi provokues i Xhesikes shkakton perleshje ne klub nate
Kengetarja dhe aktorja Xhesika Simpson ka shkaktuar nje perleshje mes dy meshkujve, pas nje vallezimi te saj tejet erotik brenda nje klubi nate ne Hollivud. Simpson kishte mbetur e bllokuar mes nje perleshjeje derisa ishte duke vallezuar nen ritmet e hitit te Rihanes "Umbrella", ne klubin e njohur "Jane's House". Bazuar ne media, biondina shtatderdhur kishte arritur ne klub diku nga mesnata me nje grup te miqve dhe zedhenesen e saj dhe kishte shkuar drejt ne pjesen per VIP-a. "Ajo dukej mjaft seksi. Te gjithe meshkujt qe ndodheshin aty, kishin drejtuar shikimin ne te, qe nga momenti kur ajo kishte hyre brenda", ka deklaruar nje i pranishem. Dhe pasi hiti i Rihanes kishte filluar, ylli i filmit "Dukes Of Hazzard" kishte dale ne pisten e vallezimit. Mirepo, levizjet e saj erotike kishte terhequr vemendjen e nje grupi te djemve te ngazellyer, te cilet kishin filluar te perleshen ne zonen VIP. Bazuar ne njerin prej deshmitareve, njeri nga djemte ne fjale i ishte ofruar Xhesikes dhe kishte filluar te vallezoje ne menyre provokuese me te. "Xhesika dukej e parehatshme derisa nje mik i saj nga grupi me te cilin flirtonte, kishte nderhyre", ka treguar nje deshmitar. "Kishte mjaft shtyrje dhe fyerje. Xhesika mundohej qe te therriste sigurimin dhe ishte pikerisht nderhyrja e pjesetareve te sigurise, qe kishte bere qe situata te mos pershkallezohej edhe me shume.