"Kurir": Emigrantët ilegalë shqetësim për BE-në
Gazeta shkruan se mijëra qytetarë nga shtetet e sipërpërmendura janë duke rënduar vendet e unionit, sapo atyre iu hoq regjimi i vizave për zonën Shengen. Vetëm brenda kësaj kohe të shkurtër, rreth 170 mijë qytetarë maqedonas janë larguar nga vendi i tyre, prej të cilëve mbi dy të tretat më nuk janë kthyer.
Ekspertët në Bruksel i tremben faktit se ata janë shpërndarë ilegalisht nëpër shtetet evropiane. Shumë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar në Belgjikë, sepse mendojnë se aty është më e lehtë të fitohet azili. Destinacione të pëlqyera për emigrantët janë edhe Gjermania dhe Suedia, shkruan gazeta.
Shumë dëshirojnë të lirohen nga varfëria dhe të punojnë në vendet e pasura të BE-së, madje edhe ilegalisht, shkruan gazeta, duke përkujtuar se liberalizimi i vizave u parasheh bartësve të pasaportave biometrikë qëndrim deri 90 ditë në vendet e Shengenit, si dhe atë se puna është rreptësishtë e ndaluar.
"Komisioni Evropian duhet urgjentisht ta kontrollojë këtë dhe të veprojë", mendon zëvendësshefi i partive socialdemokratike evropiane, Hanes Svoboda.
"Nëse konstatohet se ekziston malverzim me viza, duhet të vendosen masa restriktive", kërkoi Svoboda, i cili është raportues i Parlamentit evropian për Kroacinë.
Ai sqaroi se ato masa do të mund të ishin parandaluar me zbatimin e liberalizimit të vizave, apo përjashtimin e grupeve të caktuara nga liria e udhëtimit.