E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal I zhgenjyer nga Hoeness

Trajneri i Bayern Munchen Louis van Gaal u shpreh shume i zhgenjyer nga fjalet e presidentit te klubit Uli Hoeness i cili e akuzoi hollandezin se nuk pranonte mendimin e te tjereve.

Nuk dua te kundershtoj fjalet e Hoeness sepse tek Bayern une kam vetem nje vit e tre muaj por mendoj se nje njeri kaq i rendesishem i klubit duhet te marre parasysh pasojat e deklaratave te tij deklaroi Van Gaal ne Rumani ku neser Bayern Munchen do te luaje ndaj Cluj.

Jam i zhgenjyer shume i zhgenjyer qe presidenti im thote gjera te tilla per mua vazhdon tekniku hollandez.

Nje nga kritikat e Hoeness ishte se Van Gaal nuk i ka dhene shume minuta lojtareve si Martin Demichelis dhe Anatoliy Tymoshchuk te cilet kerkojne te largohen ne merkaton e janarit.

Jam i habitur se si Hoeness i ka thene keto gjera tani qe kemi edhe nente lojtare te demtuar perfundoi Van Gaal i cili zgjati kontraten e tij me klubin bavarez deri ne vitin 2012 muajin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›