E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhem gjunjezon Interin

Totenhemi ka shokuar mbajtesit e trofeut te Liges se Kampioneve Inter. Anglezet kane mposhtur skuadren italiane me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e katert te vlefshme per grupin A te ketij kompeticioni.

Mbrojtja interiste ndryshe nga ecuria ne Serine A ku ne nente jave ka pesuar vetem 4 gola ndeshkohet tre here duke pesuar nje gol ne pjesen e pare dhe dy te tjere ne fraksionin e dyte te takimit. Fillimisht ishte Van Der Vart qe kaloi londinezet ne avantazh ne minuten e 18 te takimit. Holandezi gjeti rrjeten pas nje topi te marre prej Luka Modric.

Me nisjen e pjeses se dyte shume prisnin reagimin e Interit por skuadra e Benitez nuk ka mundur te perballoje dot trysnine e Totenhem qe gjen edhe golin e dyte ne minuten e 61 me ane te Piter Krauc nje ish-lojtar Benitezit i cili ne nje fare menyre me golin e shenuar u hakmor ndaj tij per largimin nga Liverpul.

Pikerisht ky gol ka zgjuar nga gjumi Interin. Zikalterit kontrollojne topin dhe nisin te shohin me shume drejt portes kundershtare loje kjo qe pasoi golin e Eto ne minuten e 79 por qe mbeti vetem kaq pasi i futuri ne pjesen e dyte te takimit Roman Pavlicenko shenon golin e trete per londinezet ne minuten e 89 duke vulosur 3-1 fitoren e vendasve.

Tjeter surprize ne kete grup ka ardhur edhe nga Gjermania ku Verder Bremen e mbetur me 10 lojtare ne minuten e 74 pas largimit me karton te kuq te Frings ka pesuar nje humbje 0-2 ndaj kampioneve holandeze te Tuentes. Golat per miqte u shenuan ne minuten e 81 dhe te 84 nga Cadli dhe De Jong qe ngjisin skuadren e tyre ne kuoten e 5 pikeve dy me pak se Totenhem dhe Inter qe ndajne vendin e pare me nga 7 pike.

Ne grupin B Benfika ka mposhtur 4-3 Lionin qe per here te pare ne kete sezon provon shijen e humbjes ne Ligen e Kampioneve pas 3 fitoreve ne 3 ndeshjet e para nderkohe qe ndeshja tjeter e ketij grupi ajo mes Hapoel Tel Aviv dhe Shalke 04 u mbyll ne barazim 0-0. Pavaresisht humbjes Lion kryeson grupin me 9 pike i ndjekur nga Shalke me 7 Benfika 6 dhe Hapoel 1 pike.

Mancester United mposhti 3-0 ne transferte turqit e Bursasporit po aq sa Valencia ndaj Rejnxhers ne Spanje ne dy ndeshjet e vlefshme per grupin C qe kryesohet nga Mancester me 10 pike i ndjekur nga Valencia me 7 Rejnxhers me 5 dhe Bursaspor 0.

Kopenhagen ka arritur ti shkepuse nje pike Barcelones ne fushen e tij duke barazuar 1-1 nderkohe qe ndeshja e luajtur me heret ne kete grup mes Rubin Kazan dhe Panathinaikos u mbyll 0-0. Grupi D udhehiqet nga Barcelona me 8 pike e ndjekur nga Kopenhagen me 7 Rubin Kazan 3 dhe Panathinaikos 2 pike.

Liga e Kampioneve rikthehet te merkuren me ndeshjet e katerta te vlefshme per grupet E F G dhe H ku spikat perballja Milan-Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›