Van Gaal pranë shkarkimit
Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayerni i Munichut është duke përgatitur shkarkimin e trajnerit Louis Van Gaal pas barazimit në derbin bavarez ndaj Nurnbergut të shtunën.
Bild am Sonntag shkruan se anëtarët e bordit të Bayernit janë takuar me drejtorin Christian Nerlinger për ta vendosur fatin e Van Gaal.
Van Gaal do t`i duhet të largohet në fund të sezonit, pasi tashmë për sezonin e ardhshëm Bayern ka nënshkruar me Jup Heynckes, ndërsa nëse ndodh një shkarkim i menjëhershëm i holandezit, atëherë deri në fund të sezonit Bayernin do ta drejtojë zëvëndëstrajneri Andries Jonker.