Dëbohet nga Maqedoniatrajneri i skuadraveshqiptare të futbollit
SHKUP- Policia maqedonase ka dëbuar në mesnatë duke e dorëzuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës trajnerin e skuadrave shqiptare në Maqedoni, Edmond Miha.
Miha është ndalur në mesditën e së enjtes në aeroportin e Shkupit sapo ai ka zbritur nga një avion që vinte nga Vjena, ku kishte vajtur për të takuar fëmijët e tij. Gazeta Shqiptare shkruan se policia maqedonase e ka pritur në aeroport dhe e ka shoqëruar në një nga dhomat e policisë në aeroport ku e kanë marrë në pyetje për 5 orë rresht. Lajmi për ndalimin është konfirmuar për GSH edhe nga vetë Miha. Më pas policia maqedonase i ka komunikuar dëbimin nga shteti maqedonas brenda orës 24:00 të mesnatës, duke mos pasur të drejtë që për tre muaj të futet në Maqedoni.
Edmond Miha ka 16 vjet që punon si trajner i skuadrave shqiptare në Maqedoni. Lidhur me ngjarjen, dje ka reaguar kryesia e klubit "Rinia" e Gostivarit ku ishte aktualisht si trajner Edmond Miha. Drejtuesit e këtij klubi kanë thënë për "Gazeta Shqiptare" se "dëbimi i trajnerit Edmond Miha ka prapavijë politike, pasi ai është një nga trajnerët më të njohur në të gjithë trevën e Ballkanit dhe ka bërë aq shumë për rritjen e nivelit të ekipeve shqiptare në Maqedoni".
(s.g/BalkanWeb)