E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risia e NEWS24 Sherbimi i ri Lajmi tani dhe ne celular

TIRANE- Drejtori i informacionit ne NEWS24 Ilir Babaramo tregon me detaje per sherbimin e ri qe ky televizion ofron per teleshikuesit e tij. Vetem me 500 leke ne muaj abonim ne celularin tend do te mberrijne lajmet me te fundit qe News24 i publikon gjate gjithe dites. Babaramo thekson se kjo ide ishte e zotit Karlo Bolino dhe e rendit kete televizion ne radhen e televizioneve evropiane qe po aplikojne aktualisht kete teknologji te fundit te informacionit. Sipas drejtorit Babaramo per ta sjelle ne Shqiperi kete teknologji te fundit i takonte pikerisht kesaj kompanie e cila eshte nder te paktat ne Evrope qe ofron per teleshikuesit tekno-logjine me te mire per te informuar ne kohe rekord.
Zoti Babaramo televizioni NEWS 24 hedh se fundmi ne treg nje sherbim te ri per teleshi-kuesit. Cili eshte ky sherbim dhe a perben risi ne tregun shqiptar nje gje e tille
Sigurisht qe ky sherbim perben nje risi jo vetem per tregun shqiptar por dhe ate evropian ku ka vetem pak kohe qe ka filluar te aplikohet. Ky eshte nje revolucion qe ndodh ne boten e informacionit. Teknologjia e larte ka permbysur gati cdo stereotip te jetes se njeriut ne kete fillim shekulli. Celulari ka ndryshuar jetesen tone deri ne ate pike sa eshte kthyer thuajse ne gjymtyre te trupit. Imagjinoni veten per nje cast pa celular dhe do ndjeheni nje Robinson jo ne nje ishull te vetmuar por ne mes te metropolit. Ritmi i jetes ka ndryshuar gjithashtu. Nuk eshte me nje shetitje por nje gare e ngjashme me Formula 1. Ne keto rrethana dhe teknologjia e informacionit po pershtatet me kete realitet. Shkurt njerezit kerkojne te kene nje informacion sa me konciz dhe mbi te gjitha ky informacion ti arrije ata kudo ku ndodhen. Kush me mire se celulari mund ta percjelle kete lloj informacioni...
Sigurisht i takonte kompanise sone qe ta sillte kete sherbim ne tregun shqiptar. Nuk dua te rendis risite te cilat jane kthyer menjehere ne modele madje ndonjehere te kopjuara keq. Thjesht dua te konfirmoj se jemi e vetmja kompani multimediale ne Shqiperi dhe nga te paktat ne Evrope qe ofrojme te gjitha teknologjite e informacionit. Futja e ketij sherbimi ne Shqiperi eshte nje ide e Karlo Bolinos njeriut qe kur themeloi Gazeten Shqiptare imponoi lajmin ne shtypin shqiptar. Kur thashe se jemi e vetmja kompani multimedia ne Shqiperi ne kuptimin e vertete te ketij termi kisha parasysh dhe radion RASH Balkanweb agjencine ne gjuhen shqipe me te klikuar ne internet dhe sigurisht NEWS24 televizionin e pare informativ ne hapesiren shqiptare per te cilin jane bere shume perpjekje pa fantazi per ta kopjuar. Keto perpjekje vetem sa kane rikonfirmuar parimin e tregut se sa me shume kopje te deshtuara te shtohen ne treg aq me shume i rritet vlera origjinalit.
Keshtu pra NEWS24 do te jete me afer me teleshikuesit kjo vetem per lajmet apo do te jete me i zgjeruar sherbimi ne fjale
Ky sherbim eshte nje lloj ADN-je e televizionit tone. Pra permes tij ne do te ofrojme shpejtesine e lajmit saktesine dhe paanshmerine. Gjithcka eshte gati. Kontratat me tri kompanite e telefonise se levizshme jane mbyllur muaj me pare. Pas nje pune intensive ku eshte kolauduar gjithcka qe nga ngritja e strukturave deri te krijimi i rrjeteve mund te themi se jemi gati per te nisur. Vetem pak ore dhe gjithe abonentet e tri kompanive do te kene mundesi te abonohen ne kete sherbim i cili do tju sjelle NEWS24 ne aparatet e tyre.
Nuk dua te fsheh nje emocion qe kam pasur pasi beme proven e pare. Po pasqyronim nje ngjarje nje nga ato qe percjellim cdo dite ne ekran. Por para se ta shikoja ate te titrat ne te djathte te ekranit te televizorit ajo me erdhi permes nje sms-je. Imagjinoni kete sms do keni mundesine ta merrni ne cdo pike te globit.
Ne celular do te mberrijne vetem lajmet pra vetem flash-et informative apo e gjithe pasqyra e plote e lajmeve te dites
Sherbimi ndertohet mbi dy kolona. Cdo dite do kete tri edicione normale lajmesh. Por une besoj se arma me e forte do jene flash-et. Pra abonentet do kene mundesi te informohen per ngjarje qe kane ndodhur vetem pak caste me pare dhe ne gjithe dinamiken e tyre. Lajmet do te ofrohen ne te njejten kohe ne te dy gjuhet shqip dhe anglisht.
Cila eshte kostoja e ketij sherbimi qe klientet do te paguajne dhe a mendoni se e justifikon nje kosto e tille sherbimi qe ofrohet
Ky sherbim kushton 500 leke ne muaj.
Sherbimi ofrohet edhe per ate person qe gjendet me pune jashte vendit i cili disponon sherbimin roaming
Sherbimi ofrohet kudo ku ka vale celulari.
Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›