E Hënë, 2 Nëntor 2026

Van Horn takohet me Shefin e Shtabit të FA: SHBA, krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive

E ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Van Horn është takuar ditën e sotme me shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA përmes rrjetecve sociale, Në fokus të diskutimit ka qenë modernizimi i Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak.

Van Horn deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për mbështetje të vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe përparimin me standardet e NATO-s. Ajo vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për sigurinë kolektive.

View this post on Instagram

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)


“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, njofton ambasada e SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›