E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Marwijk do të vazhdojë me Holandën

Bert van Marwijk është afër vazhdimit të marrëveshjes që do ta mbajë atë në postin e selektorit të Holandës deri në Kampionatin evropian 2016, ka njoftuar menaxheri i tij, Rob Jansen.

Van Marwijk kontrata aktuale e së cilit është e paraparë të skadojë pas Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë synon të ndërtojë një skuadër të re për Kampionatin botëror në Brazil më 2014 si dhe garën kontinentale 2016 në Francë.

“Së shpejti do të arrijnë marrëveshje. Formalisht. Pastaj do ta vejmë në letër. Të dyja palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin andaj gjithçka është në rregull. Bëhet fjalë për kontratë deri më 2016” tha Jansen për të përditshmen holandeze De Telegraaf.

Van Marwijk mori drejtimin e Holandës pas Euro 2008 duke zëvendësuar Marco van Bastenin dhe udhëhoqi ekipin drejt finales në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut ku u mposhtën nga Spanja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›