FSHF flet me Kekun, kandidat edhe Prasnikar

Madje, mediat në Tiranë kanë raportuar të dielën se udhëheqësit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë aranzhuar një takim me ish trajnerin e përfaqësueses sllovene.
“Ai mbetet kandidati kryesor, por problem janë pretendimet financiare. Për këtë arsye, kreu i FSHF-së, Armand Duka do ta takojë personalisht 50-vjeçarin, me synimin e gjetjes së një marrëveshjeje që do t’i kënaqë të dyja palët”, ka raportuar gazeta Shqip.
Sipas kësaj gazete shqiptare, listës së kandidatëve për postin e trajnerit të reprezentacionit shqiptar tani iu është shtuar edhe trajneri tjetër slloven, Bojan Prasnikar. Kjo gazetë ka shkruar se ish selektori i Sllovenisë kuqezinjve iu është propozuar nga ana e menaxherit shqiptar, Ilir Silo, i cili kishte nis edhe ndërmjetësimin e bisedimeve të udhëheqësve të FSHF-së me Matjaz Kek.
Sidoqoftë, nën udhëheqjen e ndihmëstrajneri Dzemal Mustedanagic, kuqezinjtë të dielën në Durrës kanë filluar grumbullimin për miqësoret e 11 dhe 15 nëntorit ndaj Azerbajxhanin, respektivisht kundër Maqedoninë.