E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie nuk largohet nga Arsenali

Nganjëherë për të mësuar të ardhmen e një futbollisti mjafton të pyesni gruan e tij. Kjo vlen edhe për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie i cili spekulohet se mund të braktis gjigantin londinez në fund të këtij sezoni.

Por, gruaja e tij Bouchra Van Persie ka insistuar se Robin do të mbetet në Arsenal.

“Jetojmë në Londër tashmë tetë vite dhe jemi të kënaqur. Robin është lider dhe kapiten i Arsenalit, në fund të sezonit do të vendosim së bashku se çka do të bëjmë por jam e sigurt se do të mbetem këtu sepse të gjithë, përfshirë fëmijët, e adhurojmë Londrën”, deklaroi Bouchra për Sunday Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›