Montolivo përforcon Milanin

Mesfushori i Fiorentinës, Riccardo Montolivo do ti bashkohet Milanit gjatë verës, ka bërë të ditur trajneri i Rossonerëve, Massimiliano Allegri.
Montolivo, 27 vjeç, për një kohë të gjatë spekulohej me transferim në San Siro pas skadimit të kontratës së tij me Fiorentinën gjatë verës.
“Sezonin e ardhshëm do ta kemi Montolivon i cili është futbollist shumë i mirë, shumë teknik. Milani duhet të vazhdojë të jetë konkurrent edhe sezonin e ardhshëm pasi duhet të vazhdojmë punën që kemi filluar vitin e kaluar”, deklaroi Allegri.