E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie thërret Juventusin

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli holandez spekulohet se është një prej objektivave kryesor të Bianconerëve që pritet të paraqesin ofertë për të pas përfundimit të Kampionatit evropian 2012. Në ndërkohë, Van Persie ka lavdëruar Juventusin.

“Kurrë nuk jam ndjerë më i fuqishëm se tani. Juventus është një skuadër e madhe. Tani synoj të triumfoj në Evropian e më pas të arrij sukses edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Van Persie për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›