Van Rompoj: BE do një Azerbejxhan të qëndrueshëm

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, i bëri thirrje qeverisë në Azerbejxhan që të përmirësojë të drejtat civile dhe politike në këtë shtet.
Van Rompoj tha se BE-ja është e interesuar për “një Azerbejxhan të qëndrueshëm, përparimtar dhe tolerant”.
Ai mirëpriti lirimin e javës së kaluar të nëntë përfaqësuesve të opozitës, të cilët ishin burgosur për shkak të pjesëmarrjes në një tubim protestues më 2011.
Megjithatë, Van Rompoj theksoi rëndësinë që të bëhet më shumë në këtë drejtim.
Këto komente diplomati evropian i bëri pas bisedimeve që zhvilloi në Baku me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Aliev.
Në të njejtën kohë, ai u bëri thirrje autoriteteve në Azerbejxhan dhe në Armeni