E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli rifillon ndërtimin e murit ndarës në Cisjordani

Lajmi bëhet i ditur nga radio publike, e cila citon deklarata zyrtare. ''Punimet do të rifillojnë rreth kolonive të rigrupuara në sektorin Gush Etzion pranë Betlehemit. Vitin e ardhshëm ndërtimi do të shtrihet rreth Maale Adoumim, një prej implantacioneve më kryesore të Cisjordanisë që ndodhen në lindje të Jerusalemit'', theksoi koloneli Ofer Hindi.    

Sipas radios, punimet janë ndërprerë që prej pesë vjetësh për shkak të problemeve buxhetore dhe ankesave të shumta të paraqitura nga palestinezët.
     
Më 9 korrik 2004, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (CIJ) e gjykoi ndërtimin e këtij muri ndarës të paligjshëm dhe kërkoi shembjen e tij ashtu si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

                                                                                             2012-07-05 10:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›