E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Rompuy Eurozona ne krize mbijetese

Bashkimi Evropian ka hyre ne nje krize mbijetese per shkak te problemeve qe kane me deficitin disa vende te eurozones.

Deklarata eshte bere nga vete presidenti i BE Herman van Rompuy vetem pak ore para takimit te ministrave te vendeve anetare per te diskutuar mbi stabilitetin ekonomik.

Van Rompuy ka bere thirrje per bashkepunim pasi sipas tij nese euro falimenton te njejtin fat do te kene edhe vendet anetare te BE.

Besoj se problemet mund te kapercehen. Ne duhet te punojme se bashku ne menyre qe te mbijetoje eurozona. Sepse nese nuk mbijeton eurozona nuk do te mbijetoje as BE-ja ka pohuar Van Rompuy.

Vende anetare si Republika e Irlandes dhe Portugalia ndodhen nen nje mbikeqyrje te rrepte. Pyetje te shumta jane ngritur nese ato mund ta menaxhojne deficitin e tyre pa u ndihmuar nga BE.

Nga ana e saj Republika Irlandeze insiston se nuk ka nevoje per fonde por druhet se si ajo ashtu edhe Portugalia do te detyrohen te perdorin parate e BE per te dale nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›