E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore Qetesorit i hiqen prangat

Qetesor Ferunaj arrestuar nga policia per ngjarjet ne Orikum dhe Dukat do te ndiqet ne gjendje te lire.

Ai eshte derguar mengjesin e se martes ne gjykate per ti dhene masen e sigurise dhe prokurori Dritan Marku i kerkoi gjykates masen e detyrim paraqitje ashtu si edhe te ndaluarve te tjere te kesaj ngjarje.

Vendimi eshte pritur me gezim nga disa dhjetra banore te Dukatit qe qendronin jashte ambienteve te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore.

Me gjithe arrestimet e kryera banoret e Dukatit thone se do te vijojne protestat deri ne njohjen e te drejtes se pronesise se tokave qe ata pretendojne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›