E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arriti në Prishtinë presidenti i Këshillit Europian Rompuy

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy ka arritur në Kosovë. Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” atë e ka pritur zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Van Rompuy do të takohet me krerët më të lartë të institucioneve vendore. Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Vizita e Van Rompuy është e para pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›