Brazili e rrëzon Spanjën prej froni

Brazili është fituesi i Kupës së Konfederatave. Përfaqësuesja e Felipe Scolarit e ka mposhtur Spanjën në finale me rezultat 3 me 0 duke i shkaktuar humbjen e parë pas disa vitesh.
Fred në minutën e dytë i paralajmëroj spanjollët se do të kenë punë të vështirë në këtë ndeshje. Neymar në minutën e 44 realizoj një gol të bukur për 2 me 0. Fred shënoj golij e tij të dytë dhe të tretin për Brazilin në minutën e 47.
Ramos dështoi të shënoj golin e vetëm për Spanjën duke huqur një penallti. Neymar e nxori Piquen nga loja në minutën e 70 të ndeshjes pas një driblimi që i bëri./Indeksonline/