E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy, s shpejti n Shqipri

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Presidentin e Bashkimit Europian, Herman van Rompuy deklaroi se e ka informuar zyrtarin e lartë për situatën politike në Shqipëri.

Mësohet se në takimin mes dy politikanëve është diskutuar për situatën politike, përpjekjet e vendit për integrimin europian dhe liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij Berisha deklaroi para mediave se Shqipëria do të bëjë cdo reformë për integrimin e vendit.

Kurse presidenti Van Rompoy theksoi ndër të tjera se ai e ndjek me vëmendje situatën në vendin tonë, ndërsa dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit ai e konsideroi si një moment historik për Shqipërinë.

Berisha njoftoi po ashtu një vizitë që presidenti Van Rompoy do të kryejë së shpejti në Shqipëri, në kuadër të një turi ballkanik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›