E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Sar edhe për një vit në United

Kampioni i Anglisë dhe Evropës, Manchester United, ka bërë të ditur në faqen zyrtare se portieri holandez Edvin van der Sar e ka vazhduar marrëveshjen me klubin edhe për një vit. Mediat kishin bëtë të ditur edhe më herët se holandezi kishte pranuar vazhdim të kontratës, por kjo u bë zyrtare vetëm sot. "Kemi arritur marrëveshje për një kontratë të re njëvjeçare. Ai ka një përvojë të madhe, është temperament dhe profesional, dhe niveli i paraqitjeve të tij nuk ka ndryshuar që nga dita e parë me ne", ka thënë Ferguson. "Është e dukshme se ai do të jetë viti i fundit i tij. Atëherë ai do të jetë pothuajse 40-vjeçar, diçka që duhet t'i pranohet. Ai ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm sa ka qenë këtu", ka shtuar skocezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›