E Enjte, 5 Nëntor 2026

VanHorn-Balla, diskutime mbi prioritetet legjislative

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Gjatë takimi VanHorn dhe Balla diskutuan mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.

“Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, theksohet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme VanHorn zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, gjatë të cilit u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›