VanHorn: Forcimi i sektorëve kryesorë eknomikë, vendimtare për pranimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Gjatë vizitës së saj në Gjirokastër, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vizitoi dy biznese të spikatura lokale që janë shembull i risive dhe janë zhvilluar me mbështetjen e SHBA.
Gjatë vizitës në një sipërmarrje agroturizmi në Finiq në pronësi të një çifti kalifornian, VanHorn diskutoi me pronarët sfidat me të cilat ata janë përballur, përfshirë ndërlikime burokratike.
Ajo ripohoi angazhimin e Ambasadës së SHBA për t’i ndihmuar ata t’i kalojnë këto pengesa dhe të mbajnë biznesin e tyre.
VanHorn vizitoi gjithashtu edhe biznes tjetër, një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në Shqipëri, i cili ka përfituar nga ndihma e USAID/Albania në ngritjen e një impianti modern për trajtimin e ujit dhe përmirësimin e proceseve të prodhimit.
Përmes mbështetjes së vazhdueshme, Shtetet e Bashkuara po forcojnë sektorët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë, vendimtarë për pranimin e vendit në BE dhe pozicionimin konkurrues në tregun e përbashkët të BE-së.
1 nga 7/r.e/a.f/