VanHorn në Gjirokastër: SHBA, përkushtim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Në ditën e parë të vizitës së saj në qytetin historik të Gjirokastrës, e Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, e shoqëruar nga stafi i Ambasadës së ShBA, zbuloi trashëgiminë e pasur kulturore të zonës.
Ata vizituan Muzeun ‘Ismail Kadare’, kushtuar shkrimtarit të mirënjohur shqiptar dhe homazh për trashëgiminë letrare të vendit, si dhe në Kalanë e Argjiros, një pikë e njohur turistike që ka përfituar nga programi i Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).
VanHorn dhe ekipi u angazhuan gjithashtu me partnerë shqiptarë dhe amerikanë të programeve të gjuhës angleze për të diskutuar përpjekjet për bashkëpunim në çuarjen përpara të arsimimit gjuhësor dhe shkëmbimit kulturor.
Vizita nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimin arsimor mes dy vendeve tona.
1 nga 8/a.f/