VanHorn takon kreun e SPAK dhe BKH: Bashkë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Klodian Braho dhe kreun e BKH Joni Keta.
Gjatë takimit u ritheksua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar“, shkruan ambasada në postimin e saj.