Vance akuza Iranit për akt terrorizmi: Po luan me ekonominë globale, përgjigjja do të jetë e fortë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka akuzuar qeverinë iraniane për përfshirje në një “akt terrorizmi ekonomik”, duke iu referuar bllokimit të trafikut në Ngushtica e Hormuzit.
Në një deklaratë publike, Vance u shpreh se Donald Trump ka treguar se “dy persona mund ta luajnë atë lojë”, duke paralajmëruar një përgjigje të mundshme nga ana e Uashingtonit. Sipas tij, nëse Irani vijon me atë që e cilësoi si “terrorizëm ekonomik”, Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen parimit se “asnjë anije iraniane nuk do të dalë”.
Vance foli gjithashtu për bisedimet e zhvilluara gjatë fundjavës me palën iraniane, duke theksuar se është arritur “shumë përparim”, por shtoi se tashmë “topi është në fushën e Iranit”.
Ai theksoi se Teherani duhet të tregojë fleksibilitet dhe të pranojë kërkesat kyçe të SHBA-së, të cilat përfshijnë kontrollin amerikan mbi uraniumin e pasuruar të Iranit, si dhe krijimin e një mekanizmi të besueshëm verifikimi për të garantuar se vendi nuk do të zhvillojë armë bërthamore.
/rtsh.al/