E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vanesa në top 15 në sfidën e dytë në 'DSDS'

Kosovarja 17 vjeçare Vanesa Krasniqi e cila për herë të dytë merr pjesë në Shoun televiziv “DSDS” nga Gjermania, ka arritur të klasifikohet në top 15 kandidatët.

Sipas Jurisë së këtij shou, Vanesa ka një shans për të zënë vendin e parë në këtë eveniment.

Në faqen e saj të “Facebook”-ut ,Vanesa përshëndet që të gjithë teleshikuesit dhe falënderon ata për mbështetjen e dhënë.

“Më keni dhënë forcë dhe mbështetje të madhe për të arritur deri këtu” dhe plotëson se kjo është ende si një ëndërr për të. Organizatori Dieter Bohlen ka shprehur një lobim të lartë ku ai ka cekur se Vanesa është një ndër më bukuroshet në këtë shou, transmeton agjencia INA.

Kënga e Vanesës “Everybody Hurts” nga R:E:M në duet me kandidatin Hamed Anousheh, është performuar në mënyrë të shkëlqyer.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›