E Diel, 1 Nëntor 2026

16 të vrarë pas një sulmi në Bagdad

Pas një sulmi vetëvrasës, të ndërmarrë para postbllokut të akademisë së policisë në verilindje të Bagdadit, janë vrarë së paku 16 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët irakianë për siguri.

“Sulmuesi vetëvrasës, i cili në trup kishte të lidhur një bombë, ka hedhur vetën në ajër para Akademisë së Policisë në rrugën e Palestinës”, ka njoftuar një zyrtar i ministrisë së Brendshme.

Në disa sulme tjera, të ndërmarra në disa pjesë tjera të Bagdadit, janë vrarë shtatë persona, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›