Vangjel Dule: Qeveria e Athinës braktisi minoritetin
Pjesëmarrja e minoritarëve në këto zgjedhje ka qenë tepër e ulët
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriu, Vangjel Dule kritikon qeverinë greke për rezultatin e PBDNJ në zgjedhje e 23 qershorit. Në një intervistë për një gazetë greke, Vangjel Dule shprehet se pjesëmarrja e minoritarëve në këto zgjedhje ka qenë tepër e ulët, dhe kjo sipas Dules pasi shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Shqipëri për të votuar. Me indiferencën e përgjithshme apo pamundësinë e bashkatdhetarëve në Greqi, për t’u kthyer në Shqipëri e për të votuar”, shprehet Vangjel Dule.
Arsyet
Duke bërë një analizë të rezultatit të zgjedhjeve, Dule rendit disa arsye. Sipas kreut të PBDNJ, vota e qytetarëve shqiptarë me ankthin për të rrëzuar Berishën shkoi tek Partia Socialiste. Në vijim të arsyetimit të tij, Vangjel Dule shprehet se pakicës greke në Shqipëri i mungoi mbështetja e Athinës dhe Ministrisë së Jashtme greke. Pakica greke është në një situatë të palakueshme; politikanë dhe grupe politike në Athinë për interesa votash, nuk hezitojnë të vënë dorën mbi të dhe kjo është vendimtare, shprehet Dule. Duke u ndalur tek situata në Shqipëri, kreu i PBDNJ thotë se është ende larg sundimi i ligjit demokracisë dhe mënyrës se si funksionon ekonomia. Në pikëpamjen tonë ka nevojë për rishikimin e Kushtetutës, ndryshim të ligjit zgjedhor dhe mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, deklaron Dule. Pyetjes nëse ai do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, Vangjel Dule i përgjigjet duke thënë se ajo është një cështje që i takon kryeministrit të ri, ndërsa konfirmon se ende nuk ka fol për këtë çështje me kreun e PS-së, Edi Rama.
Nacionalizmi
Vangjel Dule shprehet se Shqipëria e ka detyrim për të luftuar nacionalizmin ndërsa thekson se qeveria e re duhet të vendosi marrëdhënie më të mira se ato që ekzistojnë me fqinjët. Të dyja partitë e mëdha shqiptare kanë elemente nacionaliste dhe anti-greke. Por është e domosdoshme, që marrëdhëniet mes dy vendeve të ecin përpara, për të mirën e tyre dhe stabilitetin në rajon. Me politika të tilla si ato të Berishës apo Partisë Socialiste në disa raste, nuk mund të kultivojmë një marrëdhënie të besimit reciprok me afat të gjatë, përfundon Dule.