E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu takim me kryeministrin Berisha

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu vijon takimet intensive me krerët e partive kryesore politike në vend.

Pas takimit të djeshëm me kryesocialistin Edi Rama dhe me kreun e LSI-së Ilir Meta, ambasadori Arvizu është takuar sot edhe me kryeministrin Sali Berisha.

Takimi është zhvilluar në kryeministri ndërsa në fokus të bisedimeve mendohet se kanë qënë rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Një ditë më parë gjatë takimeve me dy liderët e së majtës Rama dhe Meta, ambasadori Arvizu deklaroi se duhet të zhvillohet një trazicion i butë dhe i rregullt në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›