Vangjeli i "stolit" te Arisit humbet durimin
E pabesueshme. Nje mbrojtes perballon shkelqyeshem 90 minutat e nje ndeshjeje te nivelit te larte dhe jep prova se eshte i afte te mbuloje sulmuesin me te mire ne bote, por nuk vleresohet ne nje kampionat, te nje niveli te mesem, nga nje ekip qe nuk ben pjese ne arenen nderkombetare. Mbrojtesi i ekipit tone perfaqesues, Kristi Vangjeli vazhdon te qendroje ne stol, duke mos gjetur hapesire te ekipi i tij, Aris i Selanikut. Nje ekip mesatar i kampionatit grek nuk krijon hapesire per mbrojtesin e kuqezinjve, duke vepruar ne menyre te habitshme. Aris barazon 1-1, me Agrotikos Asteras, por edhe gjate ndeshjes se fundit, cuditerisht Vangjeli qendroi ne stol. Ndeshja e fundit e kombetares me Portugaline, gjate se ciles trajneri Ari Han i la nje detyre te veshtire Vangjelit, qe te mbulonte sulmuesin me te mire te botes, Kristiano Ronaldo, ndikoi edhe me keq akoma ne marredheniet mes drejtuesve te Arisit dhe lojtarit kuqezi. Ndoshta ngaqe e kreu ne menyre te shkelqyer detyren, duke e ndalur ne te gjitha rastet kandidatin kryesor per te fituar Topin e Arte, Ronaldon. Fakt i pabesueshem eshte se pas ndeshjes me Portugaline Vangjeli nuk eshte preferuar ne radhet e ekipit te tij. Mbrojtesi e ka kerkuar edhe me pare largimin, por deklaron se ne muajin Janar do te tentoje patjeter divorcin me greket. Vangjeli ishte vene edhe para ndeshjes me Portugaline, ne shenjestren e disa klubeve te njohura evropiane, por ka nje kontrate me Arisin, ndaj tani i duhet te prese muajin Janar, per te bere realitet ndarjen, qe mos coj dem karrieren, si futbollist i perspektives.
Sulmi
Hamdi Salihi nuk eshte aktivizuar gjate javes se fundit, ne ndeshjen qe Ried humbi 3-0, me Gracin. Salihi ka kaluar nje periudhe demtimi dhe ndoshta per kete arsye nuk eshte thirrur edhe nga trajneri i kombetares, Ari Han. Sulmuesi tjeter, Edmond Kapllani eshte aktivizuar ne minutat e fundit te ndeshjes se Bundesliges, Enerxhi Kotbus-Karlsruhe 1-0, pasi keta te fundit pesuan golin. Sulmuesi tjeter kuqezi, Erjon Bogdani nuk eshte aktivizuar per Kievon ne dy ndeshjet e fundit, me Juventusin dhe me Milanin, pasi eshte demtuar ne menyre te papritur pak dite me pare. Besart Berisha shkelqeu ne ndeshjet e para me ekipin e tij Rosenborg, ne Norvegji, ku shenoi nje dopiete dhe me tej ka qene ne hije te plote. Per Berishen ka pasur shume minuta, por kosovari nuk ka dhene rendimentin qe pritej.
Mesfusha
Skela eshte aktivizuar vazhdimisht me Kotbus, ndersa Lala qendroi disa ndeshje ne stol. Klodian Duro luan rol te rendesishem te Omonia, e cila humbi ne javen e fundit, 2-1, me Etniko Aknas, duke rrezikuar vendin e pare. Lorik Cana mbetet hero te Marseja.
Aranit Muraci