E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimitrenko fiton me ko, perfundon endrra e Krasniqit

Aleksander Dimitrenko fitoi duelin ndaj Luan Krasniqit, i ndihmuar edhe nga problemet dhe dhimbja qe ndiente ne melci boksieri me origjine shqiptare. Boksieri 26- vjecar nga Ukraina e mbylli ndeshjen e Dyseldorfit ne favorin e tij, ne raundin e trete, kur Luan Krasniqi nuk mund te vazhdonte me tej, e duke fituar sfiden e peshes se rende. Krasniqi u dorezua, per shkak te dhimbjes qe ndiente, ndersa ukrainasi brutalisht shkaterroi gjithe endrren e 37 vjecarit, per nje te ardhme te suksesshme ne ringun profesionist. Krasniqi ishte me mire gjate betejes. Jo vetem 4,500 spektatoret qe ishin ne salle, ne mbremjen e 15 nentorit, ne Dyseldorf, por edhe miliona te tjere qe e ndoqen ndeshjen nepermjet televizionit krijuan nje bindje te tille. Pas humbjes, Luan Krasniqi u kerkoi falje publike tifozeve. "Me vjen keq shume qe zhgenjeva tifozet. Me duhet t'iu kerkoj ndjese, " - tha boksieri kosovar per mbremjen e deshperuar te 15 Nentorit. - "Do te doja te kisha, edhe pak raunde me shume. E kisha betejen nen kontroll," - siguroi Krasniqi. "Per here te pare ne karrieren time prej 20 viteve si boksier profesionist, dorezohem per shkak te dhimbjes qe ndjeva ne melci. E pashe edhe me heret, se nuk mund te vazhdoja me tej," - shprehet boksieri Luan Krasniqi. Per ngjyrat e Gjermanise, Krasniqi ka fituar dy tituj kampione Evrope dhe te parin titull te larte, kampion i peshe se rende ne Gjermani, pas Maks Shmeling. Nga ana tjeter Dimitrenko nuk humbet asnje ndeshje, ne 29 beteja, por sipas trajnerit Klaus Peter Kohl, ne zemrat e tifozeve mbetet nje bokser dhe ai eshte kosovari Luan Krasniqi. "Sasha nuk eshte hero. Njerezit jane ata qe zgjedhin mbretin, nuk zgjedh mbreti njerezit," - shprehet trajneri i Krasniqit, Kohl.

Karriera

E Luan Krasniqit nuk eshte mbyllur zyrtarisht, pas humbjes se fundit me Dimitrenkon, ashtu sic ishte menduar. "Ndihem si 28 vjec, ndihem mire," - thote boksieri Krasniqi.' Dua te qendroj prane familjes dhe me duhet te keshillohem me pare me trajnerin, Kohl"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›