Vangjeli në “Trialog”: Kriza e 2010 tregoi se sistemi funksiononte, sipas ndërkombëtarëve

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH1, moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje një episod të panjohur më parë publikisht, që ndodhi gjatë krizës politike të vitit 2010, duke ilustruar kontrastin mes perceptimit të pushtetit dhe realitetit institucional në Shqipëri.
“Kam përshtypjen se po thuhet për herë të parë publikisht dhe ka shumë pak dëshmitarë të kësaj që ka ndodhur. Është prova se si Shqipëria duket krejt ndryshe, kur e shikon nga dritarja e katit të dytë me xhama të blinduar te kryeministrisë nga lartë poshtë dhe se si duket ndryshe kur e shikon nga bulevardi lart në drejtim të dritares në kat të dytë me xhama te blinduar. Socialistët bën grevë urie në maj të 2010 për të kundërshtuar zgjedhjet e 2009. Dhe ndodhi kompromisi i famshëm. Në një debat që është bërë përball faktorit ndërkombëtar që ndërmjetësonte dy kryeneçët e politikës, Rama ankohet se Berisha dhe qeveria e tij kishin shkelur në mënyrë të vazhdueshme kushtetutën. Madje jep shembullin se gjykata kishte hedhur plotë 19 vendime dhe akte të qeverisë poshtë duke i konsideruar ato si antikushtetuese. Përgjigja e ndërkombëtarëve në atë moment ishte “çfarë të keqe ka këtu, kjo tregon se sistemi funksionon”, pran në Shqipëri ka shtet. Në këtë rast ka funksionuar siç ka funksionuar në një gjykatë kushtetuese e cila nga pikëpamja e moralit, integritetit dhe profesionalizmit”, u shpreh Vangjeli.
/rtsh.al/