E Martë, 3 Nëntor 2026

Vangjush Dako del nga qelia, GJKKO i ndryshon masën e sigurisë në “arrest shtëpie”

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako do të lërë qelinë e burgut, pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi u mor gjatë seancës së kësaj të marte (27 shkurt), për shkak se, sipas GJKKO-së, kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 11 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Sipas SPAK ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›