Vanhorn takon kryepeshkopin Joan Pelushi, diskutim mbi rëndësinë e harmonisë ndërfetare në Shqipëri

E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn zhvilloi këtë të mërkurë (2 prill) një takim me kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushin.
Me anë të një postimi në platformën X, Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë takimit përveç urimit si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks Shqiptar, VanHorn ka diskutuar me Kryepeshkopin rreth rolit kritik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare të Shqipërisë”, shkruhet në postimin e publikuar në X nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.
/rtsh.al/