Vankuver, lojrat olimpike hapen me dhimbje dhe lot
VANKUVER- Tragjedi në lojrat e Vankuver pak orë para ceremonisë së hapjes së lojrave olimpike dimërore 2010. Atleti gjeorgjian Nodar Kumaritashvili, 21 vjec ka gjetur vdekjen gjatë provave. 21 vjeçari po i afrohej ktheses finale me paisjen rrëshqitëse në një korsi rrotulluese kur u përplas duke dalë jashtë slitës rrështitëse dhe goditur kokën në një shtyllë metalike. Gjatë kohës së aksidentit slita kishte shpejtësinë e 145 kilometrave në orë. Për presidentin e Komitetit ndërkombëtar Olimpik, Jacques Rogge, është një tragjedi që do të lërë shenjë. Delegacioni i Gjeorgjisë parakaloi mes lotësh dhe duartrokitjesh në ceremoninë e hapjes, në shenjë nderimi për atletin e humbur. Këto janë lojërat e 21-ta dimërore olimpike, me festime që përfshijnë paradën tradicionale të shteteve pjesmarrëse ku gjendet edhe Shqipëria. Rreth 5 mijë burra dhe gra nga më shumë se 80 shtete po marrin pjesë në lojëra me shpresën për të fituar kupat e arta olimpike. Ndezja e flakës olimpike në stadium sinjalizon fillimin e ngjarjes 17 ditore. Lojërat do të zhvillohen në disa zona përreth Vankuverit në brigjet perëndimore të Kanadasë. Ceremonia përmbyllëse e lojërave do të zhvillohet me 28 shkurt.(s.g/BalkanWeb)