Sot bora e parë në Tiranë pas 3 dimrash
TIRANE-Fjollët e para të borës kanë nisur të bien sot paradite në Tiranë duke sjellë një atmosferë dimërore në mbarë kryeqytet. Reshjet e borës nuk janë të parat vetëm për stinën e dimrit, por të parat pas tre vitesh. Floket e borës kane mbuluar kryeqytetin nderkohe që më të dendura këto kane qënë në zonat e kryeqytetit në rreze te Malit te Dajtit. Floket e dendura te bores jane shoqeruar edhe me reshje shiu dhe kane zbardhur rruget dhe automjetet. Per momentin reshjet nuk kane shkaktuar probleme ne qarkullimin rrugor. Temperaturat në qytet sot shënuan 5 gradë Celsius me e ulëta kurse 9 më e larta. Bora e rënë sot në Tiranë është e para pas Dhjetorit të vitit 2007. (d.b/BalkanWeb)