Vardy në fushë, hajdutët i grabisin shtëpinë

Jamie Vardy ka pasur një surprizë të pakëndshme. Sulmuesi i Cremoneses ka qenë viktimë e hajdutëve. Vila e sulmuesit anglez në Salò, në liqenin Garda, u grabit nga një bandë kriminelësh.
Të paktën tre persona, duke përfituar nga mungesa e legjendës së Leicesterit, i cili mbërriti në Itali verën e kaluar, dhe familjes së tij, hapën me forcë një dritare të dielën dhe vodhën ora, bizhuteri dhe para.
Vjedhja, sipas një vlerësimi fillestar, mendohet rreth njëqind mijë euro. Karabinierët e Salò-s po hetojnë aktualisht incidentin. Sipas hetuesve, banda gjurmoi lëvizjet e sulmuesit 38-vjeçar, gruas dhe fëmijëve të tij dhe e dinte se do ta gjenin shtëpinë pa mbikëqyrje sepse lojtari po luante në ndeshjen e pasdites kundër Romës.